Dituria
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rregullorja

Shko poshtë

Rregullorja Empty Rregullorja

Mesazh  Abdullah Fri Mar 16, 2012 6:23 am

Rregullorja e Forumit Dituria
1. Hyrje

  1. Forumi Dituria ka bazë Kur´anin dhe Sunnetin
  2. Kuptimi i bazave parësore të Islamit, sipas pikës 1a, bazohen në:

    1. mësimet e të Dërguarit [SalAllahu Alejhi ve Selem] përcjellur Sahabeve
    2. të kuptuarit e Sahabeve përcjellur Tabi'inëve (atyre që erdhën pas Sahabeve)
    3. të kuptuarit e Tabi'inëve përcjellur Tabi-Tabi'inëve (atyre që erdhën pas Tabi'inëve] [All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata]
    </li>
  3. Regjistrimi në këtë Forum është GRATIS!
  4. Megjithëse Stafi në Forumi Dituria do të bëjë përpjekje për të larguar Postimet të cilat nuk i përshtaten një Forumi Islam, kontrolli permanent i të gjitha Postimeve është i pamundshëm.
  5. Të gjitha Postimet paraqesin mendimet Objektive dhe Individuale të Postuesve, prandaj Stafi i Forumit nuk mban pergjegjesi por përgjegjësinë e kanë vetëm Autorët e Postimeve përkatëse.
  6. Me autorë nuk nënkuptohet Postuesi, nëse artikulli përmbanë informatë (p.sh.: burimi i artikullit, emri i autorit, etj.) rreth Autorit të vërtetë
  7. Me pajtimin e juaj me këtë Rregullore, ju deklaroni se nuk do të bëni Postime me përmbajtje që nuk i takon Sjelljes Islame (shiko Rregulloren 2].
  8. Stafi në Forumin Dituria mbanë të drejtën e shlyerjes, përpunimit apo mbylljes së Temave, nëse këtë e sheh si të arsyeshme.

2. Rregullat e Sjelljes

  1. Bazuar në pikën 1a, në Forumin Dituria aplikohet eksluzivisht Sjellja Islame
  2. Ndalohen sjellje kufri, të çfarëdo lloji
  3. Ndalohen fyerjet personale
  4. Ndalohen fjalë provokuese, amorale, etj.
  5. Këshillimi,në raste kur tek tjetri vërehen mangësi të dijes, sjelljes, etj., bëhet në privat [Mesazhim Privat], ose njoftohen Moderatorët përkatës [Raporto Postimin].
  6. Kalimi i debatimeve në polemikë mund të ketë si pasojë Kundërvajtjen nga ana e Stafit
  7. Keqpërdorimi i Mesazhimit Privat ka si pasojë dëbimin nga Forumi Dituria. Në keqpërdorim (ndër tjerash) hyjnë:

    1. Kontakti mes gjinive të kundërta
    2. Dërgimi i temave të grupacioneve të devijuara
    3. Përgojimi dhe shpifja
    4. Reklamimi
    </li>
3. Rregullat e Postimit

  1. Nuk tolerohen postimet e postuara tërësisht me shkronja të mëdha
  2. Keni parasysh shenjat e pikëzimit (pika, presje, etj)
  3. Përshkak të lexueshmërisë, nuk janë të mirësepritura postimet e ngjitura, pa kryerreshta. Mundësisht, pas çdo 5,6...10 rreshtave të ketë një kryerresht
  4. Lexoni përshkrimet e Forumeve dhe Kategorive, ashtuqë postimet e juaja të postohen në vendin e duhur
  5. Para postimit përdorni funksionin e kërkimit, për të evituar postime te dyfishta që rezulton në shlyerjen e postimeve
  6. Gjatëpostimit të Temave, keni parasysh që të cekni burimin (nëse nuk është i njohur) origjinal të shkrimit, gjegjësisht autorin, etj.

    1. Nuk lejohet postimi nga burime (që njihen si) të devijuara, anti Islame, etj.
    2. Në raste dyshimi rreth burimit, konsultohuni me Moderatorët përkatës para se të postoni.
    </li>
  7. Titujt e Temave shkruhen me shkronjë të madhe në fillim, pasuar me shkronja të vogla
  8. Titujt e Temave duhet të jenë domethënëse, ashtuqë të kuptohet se për çka bëhet fjalë në Temë
  9. Vendosja e grafikave në Postime bëhet vetëm në raste kur kanë të bëjnë me temë
  10. Për vendosjen e grafikave në postime përdorni opsionin FotoHost të Forumit Dituria (Se shpejti)

    1. Grafikat e mbajtura në faqe tjera nuk janë të mirëpritura
    2. Grafikate mbajtura në faqe tjera, të clave u kalon afati i mbajtjes dhe në vend të tyre paraqiten simbolet e faqeve ku ato grafika janë mbajtur, do të rezultojnë në shlyerjen e tërë Postimit dhe mund të sjellin Kundërvajtjendaj postuesit
    </li>

4. Rregullat e Emrit [Pseudonimit], Nënshkrimit dhe Profilit

  1. Nuk lejohet përdorimi i Emrave ofendues
  2. Nuk lejohen Emra të regjistruar në formë të lidhjeve të Internetit (si: .com, .net, etj.)
  3. Grafikat e Nënshkrimeve nuk duhet të tejkalojnë dimenzionet 500x100 px dhe madhësinë prej 19.5 KB
  4. Nuk lejohen lidhje interneti brenda Nënshkrimit
  5. Brenda Nënshkrimit lejohet përdorimi i llojeve dhe ngjyrave të shkronjave, por jo madhësia tjetër pos asaj standarde
  6. Ndalohet përdorimi i imazheve me shpirt në Grafikat e Profilit dhe të Nënshkrimit, qoftë njeri apo kafshë.
  7. Ju lutemi, lexoni me kujdes këto hapa udhëzuese, pasiqë përndryshe, mospasimi i këtyre rregullave do të rezultojë në shlyerjen e postimeve tuaja pa paralajmërim



Stafi Forumi Dituria.

Abdullah
Abdullah
Admin
Admin

Numri i postimeve : 2
Join date : 16/03/2012
Location : Cairo

http://dituria.freedomsyria.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi